Wednesday, March 26, 2025
HomeSOCIALEMiratohet dëmshpërblimi për 9 ish të dënuar politikë të regjimit komunist

Miratohet dëmshpërblimi për 9 ish të dënuar politikë të regjimit komunist

Botohet në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë, i cili përcakton dëmshpërblimin financiarë për 9-të ish të dënuar politikë të regjimit komunist Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare, vihet re se vendimi përmban tri pika. Në pikën e parë është miratuar dëmshpërblimi financiar për disa ish-të dënuar politikë të dënuar me burgim, izolim në hetuesi, izolim në institucion mjekësor apo mjekësor psikiatrik, sipas listës me shtatë emra të aneksit A. Në pikën e dytë, përcaktohet dëmshpërblimi financiar për ish-të dënuar politikë të dënuar me dënim kapital ose të ekzekutuar pa gjyq, sipas listës me dy emra të përcaktuar në aneksin B. Në vendim saktësohet se, dëmshpërblimi për ish-të dënuarit politikë bëhet me këste. Shuma e përllogaritur përballohet nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i planifikuar për këtë qëllim. Shuma transferohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bankën e nivelit të dytë nëpërmjet thesarit. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues urdhërohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në llogaritë e tyre personale, të hapura në bankat e nivelit të dytë. Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare janë zbardhur dhe emrat e përfituesve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ