Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTU-16, Shqipëria me pikë të plota pas dy sfidash

U-16, Shqipëria me pikë të plota pas dy sfidash

Shqipërisë U-16 i mjaftoi goli i Tedi Malaj për të siguruar fitoren e dytë radhazi në turneun ndërkombëtar “UEFA Development” për këtë grupmoshë, në sfidën e zhvilluar ndaj Azerbajxhanit në “Shtëpinë e Futbollit” pasditen e së enjtes. Një ndeshje mjaft e mirë nga kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku, të cilët krijuan raste të shumta përgjatë 90 minutave në shtëpinë kuqezi. Pas këtij takimi të rëndësishëm, fshf.org zhvilloi dy intervista të shkurtra me protagonistët e kësaj ndeshjeje, autorin e golit Tedi Malaj si edhe me Oresti Rifën, i cili e nisi nga minuta e parë dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë. Malaj u shpreh i lumtur për golin që i dha fitoren Shqipërisë, ndërsa nënvizoi se këtë gol ia dedikon familjes së tij dhe trajnerit Bulku. “Jam shumë i lumtur për golin. Ia dedikoj profesorit dhe familjes time që më ka mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe. Jam shumë i lumtur edhe për ekipin, jemi të gjithë një familje dhe mund të bëjmë shumë gjëra bashkë. Paraqitja ime në këto dy ndeshje ka qenë e mirë. Shënova golin, i dhashë fitoren ekipit. Kjo ka rëndësi, që ekipi fitoi” – thotë Malaj, i cili thekson se të luash me ngjyrat kuqezi dhe të përfaqësosh Shqipërinë në këtë moshë është emocion i madh. “Është një emocion shumë i madh të përfaqësoj një komb të tërë në këtë moshë. Është diçka shumë e madhe” – tha Tedi Malaj Edhe për sulmuesin Oresti Rifa, kjo fitore është shumë e rëndësishme, teksa nënvizon faktin se brenda grupit kuqezi atmosfera është mjaft e mirë dhe djemtë janë si vëllezër me njëri-tjetrin. Dëshira e djaloshit kuqezi është ta mbyllin turneun me fitore ndaj Ishujve Faroe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ