Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETATymi i zjarreve në Kanada mbërrin edhe në Spanjë

Tymi i zjarreve në Kanada mbërrin edhe në Spanjë

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës Veriore, reja e tymit e shkaktuar nga zjarret pyjore, që dogjën të paktën 7,5 milionë hektarë pyje në Kanada ka mbërritur edhe në Evropën Jugore, veçanërisht në Galicia, në Spanjën Veriperëndimore. Lajmi u konfirmua nga meteorologu i MeteoGalicia, Carlos OItero, në televizionin publik RTVE, duke sinjalizuar se ”në nivel sipërfaqësor nuk ka ndryshime në cilësinë e ajrit”. Eksperti shpjegoi se zjarret shumë intensive, të tilla si ato që goditën Kanadanë shumë përpara sezonit të zjarreve, janë të afta të “bartin tymin deri në nivelet e sipërme të atmosferës”. Në këto nivele, rrymat e ajrit të njohura si ”rryma jet” mund ta transferojnë këtë re mijëra kilometra larg. ”Para se të shihej në Spanjë, reja e tymit ishte tashmë është raportuar nga Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar edhe në pjesët e sipërme të atmosferës”, sipas asaj që ka raportoi në Twitter Met Office. Modelet e parashikimit të cituara nga CNN tregojnë se tymi do të mbetet në atmosferën e sipërme mbi Evropë për pjesën më të madhe të javës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments