Rrjeti social “Twitter” është tërhequr nga një marrëveshje vullnetare e Bashkimit Evropian për t’i dhënë fund dezinformatave në internet, sipas Komisionit Evropian. Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton, tha se Twitter po largohej nga Kodi vullnetar i BE-së për Dezinformimin. “Por, detyrimet mbeten. Mund të vraponi, por nuk mund të fshiheni”, tha Breton në Twitter. Kodi përfshin detyrime për të gjurmuar reklamat politike, për të ndaluar fitimin e parave të dezinformatave dhe për të punuar me kontrollues faktesh. Breton tha se lufta kundër dezinformimit do të ishte një detyrim ligjor sipas të ashtuquajturit Akti i Shërbimeve Digjitale të BE-së nga 25 gushti. Ligji i ri do të thotë që kompanitë do të duhet të moderojnë platformat e tyre për përmbajtje të dëmshme si dezinformimi dhe të prezantojnë protokolle për të bllokuar përhapjen e materialeve të rrezikshme. Kompanitë duhet gjithashtu të rrisin transparencën në lidhje me ndërveprimet me përdoruesit dhe të thjeshtojnë marrëveshjet e përdoruesve. “Ekipet tona do të përgatiten për zbatim”, shkroi Breton. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser i quajti veprimet e Twitter-it të papërgjegjshme. “Dezinformimi, gënjeshtra dhe propaganda nxisin urrejtjen dhe janë helm për demokracinë”, shkroi ajo në Twitter. atsh
“Twitter” tërhiqet nga marrëveshja me BE
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on