Tv Klan – Iku dimri, mot me diell në fundjavë | Lajme News

0
7

Një mot i paqëndrueshëm, por tipik pranvere është ky që po përjetojmë. Sinoptikani Hakil Osmani për këtë fundjavë parashikon vranësira që herë-herë do ja lenë vendin edhe diellit. “Dita e shtunë dhe e diela do i kenë vranësirat më të shpeshta, nuk do mungojnë intervalet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare. Vranësirat pasdite do kenë zhvillime duke sjellë reshje të përkohshme të pakta, kryesisht në lindje”, tha Osmani. Temperaturat këtë fundjavë pritet të rriten, sidomos në zonat bregdetare. “Maksimumi pritet të shkojnë edhe në 23 gradë, si Durrësi”. Në fillim javë ka sinjale që moti të jetë më i qëndrueshëm. “Ku do kemi intervale të gjata me kthjellime paradite, pasdite kalime vranësirash”, u shpreh ai. Vranësirat herë pas here përgjatë javës së ardhshme mund të sjellin edhe reshje të pakta shiu.