Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar; gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë vendin POR parashikohet që pas – mesditës dhe në vijim; të shfaqen herë pas – here vranësira të cilat më të dendura do të jenë në skajin Verilindor të Shqipërisë; megjithatë nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të VIJOJNE të rriten duke u luhatur; 7°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi.
Era do fryjë e lehtë; me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.




