Saturday, May 11, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTTuri çiklistik “Stafeta e Vlerave”

Turi çiklistik “Stafeta e Vlerave”

Siparin e festimeve të “Ditës së Verës” në Elbasan e ka hapur turi çiklistik, ku të gjithë moshat kanë pedaluar në qytet, duke vijuar kështu traditën e çiklizmit. I titulluar “Stafeta e Vlerave” turi është organizuar në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Akademinë Olimpike Shqiptare, Zyrën Vendore Arsimore Elbasan dhe bashkinë e Elbasanit. Në prani të ministres së Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, përshëndeti pedaluesit ndërsa tha se, “kemi disa kohë që kemi filluar t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë sporteve në Elbasan. Ne jemi gjatë të gjithë kohës në mbështetje të tyre, ndaj e mbështesim edhe këtë aktivitet”. Ministrja Kushi u shpreh se, “sporti ndihmon për një jetë të shëndetshme, i tillë është edhe sporti i çiklizmit, biçikleta, e cila na ndihmon të kemi edhe një mjedis të pastër. Aktivitete të tilla shërbejnë për të promovuar, jo vetëm vlerat e çiklizmit, por edhe ndikimin që ka sporti në përgjithësi, për të pasur një jetë të shëndetshme, fizike, psikologjike, emocionale e sociale”. Në Elbasan do të zhvillohen të tjera aktivitete për t’u mbyllur në orët e para të mëngjesit me koncertin e madh festiv në qendër të qytetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments