Saturday, December 7, 2024
HomeMJEDISTropojë: 166000 turistë gjatë 9 muajve, vizitorë nga e gjithë bota

Tropojë: 166000 turistë gjatë 9 muajve, vizitorë nga e gjithë bota

 Turizmi malor dhe atraksionet e veriut të Shqipërisë vazhdojnë të mbeten një “pasaportë” atraksioni për vendasit dhe të huajt që vazhdojnë ta vizitojnë këtë zonë në çdo periudhë të vitit.

Aranit Imeraj, përfaqësuesi për mediet në bashkinë e Tropojës, i kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, ndau të dhëna për numrin e turistëve për periudhën 9-mujore, janar-shtator 2024.

“Si rezultat i promovimit nga bashkia Tropojë, viti 2024 ka rezultuar i suksesshëm duke pasur një bum vizitorësh vendas dhe turistësh të huaj. Nisur nga këto shifra për periudhën 9-mujore janar-shtator 2024 në bashkinë Tropojë kanë hyrë 75,426 shtetas shqiptarë; 24,389 automjete; 49,147 shtetas kosovarë me 15,651 automjete; 41,660 shtetas të huaj me 10,592 automjete; gjithsej 166,233 vizitorë me 50,632 automjete”, tha Imeraj.

Sipas përfaqësuesit të kësaj bashkie, Tropoja vazhdon të mbetet një nga vendet më magjepsëse të natyrës dhe relievit shqiptar.

“Pozita gjeografike, klima, pasuritë e trashëgimisë kulturore, zonat e gjuetisë, fshatrat karakteristikë si dhe mikpritja tradicionale e banorëve të kësaj treve, ofrojnë turizëm malor cilësor. Vit pas viti interesi për zona të caktuara ka ardhur duke u rritur, ku përveç Parkut Kombëtar të Valbonës ka pasur interes edhe për zonën e lumit të Gashit, Currajn e Epërm dhe bjeshkët tona të mrekullueshme”, tha Imeraj.

Tropoja vitet e fundit po vizitohet nga mijëra turistë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit. Lugina e Valbonës, pjesë e Parkut Kombëtar Alpet e Shqipërisë, mbetet një prej destinacioneve më të preferuara nga turistët dhe të pasionuarit pas alpinizmit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments