Shqipëria, destinacioni i sigurt dhe autentik i Evropës, ku mund të udhëtoni me më pak se 50 dollarë në ditë

Në Evropën e sotme, një destinacion ofron ujëra të kristalta ngjyrë bruz, trashëgimi të pasur historike dhe peizazhe madhështore malore, zakonisht shoqërohet me kosto të larta që ndikojnë ndjeshëm në buxhetin e turistëve.

Kur planifikojmë buxhetin për pushimet verore, shpesh përballemi me të njëjtën dilemë. 

Çmimet e larta për një kafe të zakonshme në Paris apo tarifat e kripura për një dhomë të vogël hoteli në Romë, mund të jenë aq befasuese, sa shumë njerëz zgjedhin të heqin dorë nga udhëtimi.

Turistët kërkojnë aventura të jashtëzakonshme dhe përvoja të pasura kulturore, por jo me koston e 12 dollarëve për një ekspres të zakonshëm apo 300 dollarëve për një natë në një dhomë, ku mezi mund të sistemohen edhe gjërat personale.

Megjithatë, në Gadishullin Ballkanik ekziston një destinacion, që ende mbetet i paprekur nga turizmi masiv. 

Për ata që kërkojnë bregdetin spektakolar të Greqisë dhe peizazhet alpine të Zvicrës, por me një kosto më të ulët dhe pa turmat e mëdha turistike, Shqipëria mbetet alternativa ideale.

Shqipëria konsiderohet gjithashtu një vend shumë i sigurt për turistët. 

Ajo kryeson listën e vlerësimeve ndërkombëtare të sigurisë, ndërsa rastet e krimeve të rënda ndaj turistëve janë jashtëzakonisht të rralla.

Një element i rëndësishëm i kulturës shqiptare është koncepti i besës, që përfaqëson një zotim nderi dhe mikpritjeje. 

Për shumë shqiptarë, mbrojtja dhe respektimi i mysafirit konsiderohet një përgjegjësi e rëndësishme morale dhe kulturore.

Për ata që kërkojnë një aventurë autentike evropiane, me natyrë të paprekur dhe kosto të përballueshme, Shqipëria ofron një nga alternativat më interesante të momentit.