Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTTrashëgimia kulturore, 60,625,620 lekë të ardhura në 6-mujorin e parë

Trashëgimia kulturore, 60,625,620 lekë të ardhura në 6-mujorin e parë

Vendet e trashëgimisë kulturore në vendin tonë çdo vit e më shumë po tërheqin vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj, pasi këto vende ngjallin interes të lartë për të mësuar më shumë rreth vlerës së tyre dhe historisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka bërë një bilanc të gjashtëmujorit të parë të vitit, sa i përket të ardhurave nga vizitorët në objektet e trashëgimisë kulturore.

Ajo thekson se, bashkë me rritjen e numrit të vizitorëve janë rritur edhe të ardhurat nga shitja e biletave në objektet e trashëgimisë.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga vizitorët në objekte të trashëgimisë kulturore, janë dy herë më shumë se në vitin 2021.

Nga shifrat e publikuara nga Ministria e Kulturës në 6-mujorin e parë të këtij viti, janë mbledhur nga shitja e biletave në këto objekte 60,625,620 lekë, ndërsa në po të njëjtën periudhë të 2021 të ardhurat janë 29,605,310 lekë. Në 6-mujorin e parë të vitit 2020 të ardhurat ishin 9,878,530 lekë.

Këtë vit është shënuar një fluks në rritje i vizitorëve vendas dhe të huaj në sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare, në të cilat nuk ka munguar kujdesi përmes investimeve dhe restaurimeve.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, numri i vizitorëve në vendet e trashëgimisë kulturore ka qenë 213,519 ndërsa në vitin 2021 ka qenë pothuaj gjysma e tyre, 106,534 vizitorë.

Këto atraksione janë më të preferuarit gjatë kësaj periudhe për turistë e huaj pasi ata shfaqin interes për të parë nga afër objektet dhe për të mësuar më shumë rreth historisë dhe vlerave që kanë këto vende.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ