Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETrashëgimia kulturore, 600 mijë vizitorë gjatë 2022

Trashëgimia kulturore, 600 mijë vizitorë gjatë 2022

Vendet e trashëgimisë kulturore në vendin tonë çdo vit e më shumë po tërheqin gjithë e më shumë vizitorë vendas dhe turistë të huaj. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, publikoi në rrjete sociale statistikat, mbi vizitat në objektet e trashëgimisë kulturore, teksa shkroi se, “Viti 2022 shënoi ringritjen e sektorit kulturor”. Gjatë vitit 2022, numri i vizitorëve në objekte të trashëgimisë kulturore, ka qenë dy herë më shumë se në vitin 2021. “Këtë e dëshmojnë shifrat e vizitorëve në objektet e trashëgimisë kulturore, ndjeshëm më të larta se vitet e mëparshme”, u shpreh Margarit. Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Kulturës, gjatë 2022-shit, numri i vizitorëve shënoi shifrën 689.283, kundrejt 423.565 vizitorëve që ishin në vitin 2021. Monumentet tona po bëhen gjithnjë e më ftuese për vizitorët, shprehet ministrja, ndërkohë që shifrat vërtetojnë se trendi rritës, të paktën në tre vitet e fundit, ka qenë me 100 %. Këtë vit është shënuar një fluks në rritje i vizitorëve vendas dhe të huaj në sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare, në të cilat nuk ka munguar kujdesi përmes investimeve dhe restaurimeve. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ