Monday, October 21, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTTrashëgimia kulturore, 213,519 vizitorë në 6-mujorin e parë

Trashëgimia kulturore, 213,519 vizitorë në 6-mujorin e parë

Vendet e trashëgimisë kulturore në vendin tonë çdo vit e më shumë po tërheqin vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj, pasi këto vende ngjallin interes të lartë për të mësuar më shumë rreth vlerës së tyre dhe historisë. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka bërë një bilanc të gjashtëmujorit të parë të vitit, sa i përket vizitave në objektet e trashëgimisë kulturore. Në 6-mujorin e parë të këtij viti, numri i vizitorëve në objekte të trashëgimisë kulturore, ka qenë dy herë më shumë se në vitin 2021. Nga shifrat e publikuara nga Ministria e Kulturës në 6-mujorin e parë të këtij viti, numri i vizitorëve ka qenë 213,519 ndërsa në vitin 2021 ka qenë pothuaj gjysma e tyre, 106,534 vizitorë. Monumentet tona po bëhen gjithnjë e më ftuese për vizitorët, shprehet ministrja, ndërkohë që shifrat vërtetojnë se trendi rritës, të paktën në tre vitet e fundit, ka qenë me 100 %. Këtë vit është shënuar një fluks në rritje i vizitorëve vendas dhe të huaj në sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare, në të cilat nuk ka munguar kujdesi përmes investimeve dhe restaurimeve.https://ata.gov.al/2022/08/07/trashegimia-kulturore-213519-vizitore-ne-6-mujorin-e-pare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments