Friday, March 21, 2025
HomeSOCIALESHENDETESITrajtim dhe kushte moderne në Pediatrinë e Specialiteteve në QSUNT

Trajtim dhe kushte moderne në Pediatrinë e Specialiteteve në QSUNT

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka ndarë , mesazhin e shefes se këtij shërbimi në Pediatrinë e QSUNT-së, Donjeta Bali, si edhe mesazhet e disa prindërve që marrin prej kohësh shërbim në këtë spital për fëmijët e tyre.

“Kujdesi më i mirë për fëmijët tanë është prioritet”, shprehet Koçiu në postimin në rrjetet sociale.

Nga ana e saj, Prof. Donjeta Bali, shefja e shërbimit të onkohematologjisë pediatrike thotë se prej muajit shkurt, ky shërbim është zhvendosur në strukturën e rinovuar me hapësira më të bollshme dhe kushte më moderne.

“Çdo dhomë e pacientit, veçanërisht në krahun e onkologjisë është dhomë teke me një krevat me të gjitha kushtet optimale që nga kolltuku që hapet krevat për pushimin e nënave, duke qenë se pacientët rrinë për kohë të gjatë. Po ashtu, kemi edhe raportin ditor të kimioterapisë të trajtimit dhe ndjekjes së pacientëve edhe pas mbarimit të mjekimit me kimioterapi”, thotë mjekja Bali.

Krahas kësaj, edhe disa prindër përcollën mesazhet e tyre falënderuese për shërbimin dhe trajtimin që u bëhet në Pediatrinë e QSUNT-së nga stafi i mjekëve dhe profesorëve.

“Është më mirë se sa e vjetra, 100 herë jo një herë”, thotë një prind.

“Për sa i përket personelit të shërbimit jemi shumë të kënaqur, me sjelljen dhe mirëkuptimin. I falënderojmë për punën e palodhshme të tyre ndaj nesh. Është shumë e bukur dhe e rehatshme, çdo gjë në rregull, kryesorja jemi edhe vetëm nëpër dhoma”, shprehen dy prindër të tjerë të pacientëve të vegjël

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ