Shqipëria Moti – E Shtunë, 4 Korrik 2026

0
1

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet DOMINOJNE territorin shqiptar DERI në mesditë KUR priten kalime vranësirash të lehta nëpër territor KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë nuk priten reshje.  Pjesa e dytë e ditës; do të vijojë me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta duke lënë zonat malore me vranësita disi më të shpeshta POR nuk priten reshje. Të njëjtat kushte stabël do të mbeteb edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë të tyre duke u luhatur nga; 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 36°C vlera maksimale e cila do të shënohet  në  qarkun e Beratit. 

Era do fryjë e FORTE duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 – 5 ballë.