Ky proces përfshin inventarizimin, skanimin, gjeoreferimin dhe ngarkimin e hartave në sistemin digjital, me qëllim ruajtjen dhe administrimin afatgjatë të dokumentacionit kadastral.
Sipas ASHK-së, shërbimet që kërkojnë ndërhyrje në hartën fizike do të pezullohen përkohësisht për 21 ditë në zonat kadastrale përkatëse.
Ky pezullim synon të garantojë saktësinë dhe integritetin e të dhënave gjatë procesit të digjitalizimit.
Pas përfundimit të këtij procesi, harta kadastrale digjitale do të shërbejë si dokumenti zyrtar teknik për ofrimin e shërbimeve kadastrale dhe administrimin e të dhënave mbi pasuritë e paluajtshme në vend.
ASHK vuri në dukje se qytetarët do të informohen në vijim për zonat që do të përfshihen në këtë proces në faza të ndryshme.





