Sunday, February 16, 2025
HomeSHKENCA DHE JETA“Toyota” revolucion në prodhimin e baterive litium-jon

“Toyota” revolucion në prodhimin e baterive litium-jon

Kompania japoneze e automjeteve “Toyota Motor” do të ndërtojë një fabrikë të baterive të automjeteve në SHBA për të zgjeruar zinxhirin e furnizimit të baterive litium-jon. Sipas deklaratës së prodhuesit japonez, kompanitë “Toyota Motor North America” dhe “Toyota Tsusho” do të bashkëpunojnë për të ndërtuar një fabrikë gjigante të baterive në SHBA. Objekti, i cili është planifikuar të hyjë në shërbim në vitin 2025 dhe të arrijë një investim prej 1,29 miliardë dollarë deri në vitin 2031, do të synojë zgjerimin e zinxhirit të furnizimit të baterive litium-jon. Nuk janë dhënë informacione mbi vendndodhjen dhe kapacitetin prodhues të objektit. Sipas agjencisë Kyodo drejtori ekzekutiv i “Toyota Motor North America”, Tetsuo Ogawa tha se “ky investim do të ndihmojë që automjetet elektrike të jenë më të përballueshme për konsumatorët amerikanë”. “Më e rëndësishmja, ajo gjithashtu do të rrisë punësimin amerikan të lidhur me të ardhmen e lëvizshmërisë”, tha Ogawa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments