Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEEKONOMITotali i depozitave, rritje me 5.9%

Totali i depozitave, rritje me 5.9%

 Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Genc Mamani bëri të ditur sot se parametrat e funksionimit të sistemit bankar dhe financiar mbeten të shëndetshëm dhe qëndrueshëm, pavarësisht zhvillimeve globale që kanë dhënë ndikim edhe në vendin tonë.

“Në fund të vitit 2022 totali i depozitave në sistemin bankar ishte 1,518 miliardë lekë, ndërsa detyrimi i Agjencisë për kompensim në fund të këtij viti ishte 826,7 miliardë lekë, për 1,826,108 depozitues. Në fund të vitit 2022, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,425.2 miliardë lekë, duke përfaqësuar 94 % të totalit të depozitave. Krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 5.9 %, ndërsa rritja në vlerë absolute është 67.8 miliardë lekë”, tha Mamani.

“Depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar për fundin e vitit 2022 arritën 1,161.5 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 82 % të tyre, ndërkohë që 18 % janë depozita të sigurueshme të tregtarëve dhe shoqërive tregtare. Depozitat e siguruara në sistemin bankar arritën vlerën 826.7 miliardë lekë në fund të vitit 2022, duke përfaqësuar 54 % të totalit të depozitave në sistemin bankar. Rritja vjetore e depozitave të siguruara ishte 4.35 %”, u shpreh Mamani

Sipas raportit, detyrimi i Agjencisë për kompensimin e depozitave të siguruara në shoqëritë e kursim-kreditit është rreth 7.4 miliardë lekë, apo 21,154 depozitues. Kjo shumë përbën 72 % të totalit të depozitave, ose 73 % të depozitave të sigurueshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ