Wednesday, February 19, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAToka theu rekordin e nxehtësisë për të nëntin muaj radhazi

Toka theu rekordin e nxehtësisë për të nëntin muaj radhazi

Shkurti ishte muaji i nëntë radhazi i temperaturave rekord globale, sipas shërbimit të BE-së për ndryshimet klimatike ”Copernicus”. Sipas tij, muajin e kaluar bota regjistroi shkurtin më të ngrohtë në histori. Temperaturat e ajrit sipërfaqësor ishin mesatarisht 13,54 gradë Celsius, që është 0,81 gradë mbi mesataren e 30 viteve. Ai ishte gjithashtu 0,12 gradë më i lartë se shkurti i mëparshëm më i ngrohtë i matur ndonjëherë. Temperaturat shumë mbi mesataren janë regjistruar në Evropën Qendrore dhe Lindore, në Siberinë veriore, në Amerikën e Veriut qendrore dhe veriperëndimore, në pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, në të gjithë Afrikën dhe në Australinë Perëndimore.

”Shkurti i bashkohet serisë së gjatë të rekordeve të muajve të fundit”, deklaroi drejtori i ”Copernicus”, Carlo Buentempo në një deklaratë. “Sado e jashtëzakonshme që mund të duket kjo, nuk është aspak befasuese pasi ngrohja e vazhdueshme e sistemit klimatik në mënyrë të pashmangshme çon në ekstreme të reja të temperaturës. Klima i përgjigjet përqendrimeve aktuale të gazeve serrë në atmosferë, kështu që nëse nuk mund t’i stabilizojmë ato, do të kemi për t’u përballur në mënyrë të pashmangshme me rekorde të reja të temperaturës globale dhe pasojat e tyre”, theksojnë studiuesit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ