Thursday, March 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“TOB On Tour”, artistët e TKOB sonte ndalen në Vlorë

“TOB On Tour”, artistët e TKOB sonte ndalen në Vlorë

Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të çojnë në Vlorë atmosferë festive përmes një koncerti me pjesë të zgjedhura nga autorë të ndryshëm. TKOB bëri të ditur se sonte skena lëvizëse do të çelet në ora 18:00 me Orkestrën Simfonike nën dirigjimin e Edmond Dokos, si dhe solistët Dorina Selimaj, Nina Muho, Denis Skura dhe Artur Vera. Në program janë vendosur arie, zarzuela, valset e Shtrausit, arie nga Bizet etj. “Lungomarja e Vlorës do të mikpresë “Grand Galanë” e TKOB-së, siç asnjëherë nuk ishte menduar”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në faqen e tij në rrjete sociale. Koncerti që do të zhvillohet mbrëmjen e 29 dhjetorit në qytetin e Vlorës vjen në vijim dhe të atyre që kanë zhvilluar më parë artistët në kuadër të projektit TOB on Tour. Pas koncertit në qytetin e Durrësit artistët shkuar edhe në Fier. Në këtë qytet Orkestra Simfonike dhe Solistët e TKOB-së sollën ariet, valset e zarzuelat më të njohura të repertorit klasik, pjese nga opereta “Die Fledermaus”, arien “Meine lippen” të “Giuditta” e muzikën më të bukur të Strauss-it, Bizet-it e shumë kompozitorëve të tjerë të mirënjohur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ