Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar përgjatë mëngjesit dhe mesditës do të mbizotërohet nga alternimet me kthjellime dhe kalime vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në vijën bregdetare. Ndërsa vranësirat e pakta do të shfaqen herë pas here në qytetet e zonë së ulët dhe në zonat malore. POR pjesa e dytë e ditës i bën më të dukshme vranësirat në zonat Lindore dhe Jugore. KU pjesërisht në shtrirjen Lindore dhe në zona të izoluar në Jug të vendit parashikohet që herë pas here të ketë momente me pika shiu. Mbrëmja vonë përmirëson kushtet atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në Ersekë deri në 36°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë mesatare POR herë pas here edhe e fortë; duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor – Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.



