Tuesday, February 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETKOB sjell kryeveprën “Don Kishoti”

TKOB sjell kryeveprën “Don Kishoti”

Kryevepra e baletit klasik “Don Kishoti”, bazuar në romanin e famshëm satirik me të njëjtin titull të Migel Servantesit, vjen në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit, si një shfaqje e vërtetë artistike, me një galeri figurash të realizuara mjeshtërisht. TKOB është impenjuar maksimalisht për ta sjellë këtë kryevepër botërore sa më pranë origjinales: me mullinjtë e erës, gruan “perfekte” Dylqinjën e Tobozës, pas të cilës një idealist si Don Kishoti ishte dashuruar marrëzisht. TKOB premton për audiencën e tij besnike se “Aventurat e Don Kishotit”, do t’i përfishijnë në botën magjike të artit. Ato do të vijnë me koreografi të mrekullueshme nga ikona evropiane e baletit, Giuseppe Picone, nën dirigjimin orkestral të maestros së mirënjohur italian, Jacopo Sipari, tashmë bashkëpunëtor me TKOB në disa shfaqje. Idetë kostumografike janë të Dea Bejlerit, drejtuese e Trupës, Alisa Gjoni, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së dhe ndjekur nga Solistët e Trupa jonë e Baletit, duke bashkëpunuar gushtë me nxënësit e Shkollës Kombëtare Koreografike. Historinë e kalorësit legjendar që sfidon plot guxim mullinjtë e erës, TKOB do e sjellë javën e fundit të muajit maj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ