Pas tri viteve emigrim në Kroaci dhe Hungari, Albi Doka kthehet zyrtarisht te Tirana. Klubi i Futbollit më i titulluar në vend, ka publikuar një video ku prezanton mbrojtësin e djathtë, si blerjen e radhës në merkaton e verës të bardhebluve. 25-Vjeçari, pasi u largua nga Tirana si kampion tre vite më parë, u aktivizua në Kroaci, ndërsa më tej firmosi një kontratë me skuadrën e Honved në Hungari. Pas këtyre eksperiencave Doka rikthehet në shtëpi, duke veshur uniformën bardheblu. Doka pritet të marrë rolin që mbulonbte Toshevski në krahun e djahtë, pas largimit të këtij të fundit. Doka i përket atij grupi futbollistësh që kanë dalë nga akademia e Tiranës. Ai i’u bashkua skuadrës së parë në vitin 2017, duke fituar dhe dy trofe me bardheblutë. Më herët Tirana ka prezantuar dhe lojtarin më të ri të mbërritur nga skuadrat e moshave. Bëhet fjalë për Erlind Qehajan. I ardhur nga radhët e Akademisë së Futbollit Tirana, 19 vjeçari ka treguar se përveç talentit; grinta, ambicia dhe shpirti i skuadrës e bëjnë atë të ndjejë më tepër fanellën bardheblu. Qehaja ka dhënë kontributin e tij të çmuar në sezonin 2022-2023 në ekipin e parë të Tiranës gjatë paraqitjeve në ndeshjet e Kupës së Republikës si dhe është shpallur kampion me grupmoshën U19! Lojtari ka fituar besimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik duke nënshkruar për katër sezonet e ardhshme me klubin. Një makineri talentesh, Akademia vijon të furnizojë radhët e skuadrës së parë dhe të prodhojë lojtarë cilësorë për futbollin shqiptar”, njofton klubi bardheblu. Sa i takon merkatos dhe rikthimeve, Bardheblutë janë në negociata edhe për rikthimin e ish-kapitenëve Batha dhe Hoxhallari. atsh