Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTTirana, gati për UEFA FUTSAL CHAMPIONS LEAGUE

Tirana, gati për UEFA FUTSAL CHAMPIONS LEAGUE

Tirana për herë të dytë do të jetë organizatori i UEFA FUTSAL CHAMPIONS LEAGUE, që nga 24 deri më 27 gusht do të zhvillohet në sallën olimpike “Feti Borova”. Një aktivitet i cili do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ashtu sikurse ka ndodhur dhe vitin e kaluar. Trajneri i Tiranës në futbollin e sallës, Artur Agoni, tregon se cila do të jetë risia e këtij aktiviteti ndërkombëtar në kryeqytet. “Nuk besoj – thotë Angoni – se do të ketë ndonjë ndryshim të madh. Përderisa UEFA e sjell për të dytin vit radhazi këtë aktivitet te ne do të thotë që beson”. Por si vjen Tirana në këtë aktivitet dhe cilat janë objektivat? “Skuadra është pothuajse e njëjta duke shpresuar që të mos kemi më probleme pandemie, teksa vitin e kaluar mbetëm pa portier. Kuptohet objektivi është kalimi i grupit”. Apoel i Qipros, Belfasti i Irlandës së Veriut dhe Diferdonzh i Luksemburgut kundërshtarët e bardhebluve. “Kundërshtarët janë të barabartë. Me Diferdonzh dhe Belfast kemi luajtur dhe kemi fituar. I vetmi ekip që nuk njohim është Apoel. Megjithatë shpresojmë dhe besojmë të kalojmë grupin”. Ndërkohë që një skuadër të jetë e përgatitur mirë për aktivitetin ndërkombëtar, Angoni thotë se do të ketë kampionat më të gjerë e më të shtrirë në muaj. “Ne sapo kemi dalë nga një mbledhje në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe mendohet një kampionat me më shumë skuadra dhe i shtrirë në muaj, sepse kështu do të ndihmohet dhe rritja e nivelit të futbollit të sallës”.https://sport.rtsh.al/artikull/tirana-gati-per-uefa-futsal-champions-league

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ