6 filma janë pretendentë për të fituar çmimin e dokumentarit më të mirë, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Nga seleksionimi paraprak, janë përzgjedhur filma dokumentarë me një gjeografi të larmishme. Njëri prej dokumentarëve është prodhim francez e indian, “A Night of Knowing Nothing”, nga regjisorja Payal Kapadia, prodhim i vitit 2021. Kroati Srdan Kovacevic prezanton dokumentarin “Factory to the workers”, ku në 105 minuta tregohet historia e pengmarrjes së një fabrike nga punëtorët e saj grevistë, të cilët kërkojnë të mbrohen nga një ekonomi pa rregulla. Tek “Infinity According to Florian”, një prodhim ukraino-amerikan,i vitit 2022, regjisori Oleksiy Radynski rrëfen historinë e arkitektit 90-vjeçar Florian Yuriev, i cili mëson se një nga veprat e tij më të rëndësishme do të kthehet në qendër tregtare. “The Balcony Movie” është filmi dokumentar i regjisorit polak Pawel Lozinski, film i xhiruar nga ballkoni i shtëpisë së autorit, i cili duke parë nga lart, vëzhgon kalimtarët, duke depërtuar në psikologjinë e jetët e tyre. Një tjetër film dokumentar vjen nga Natasa Urban me titullin “The Eclipse”, ku tregon se si izolohen nëpër bunkerë një pjesë e popullsisë serbe nga frika e një eklipsi hënor. Filmi vjen si metaforë e ndërgjegjes jo të pastër dhe e pasojave që sjellin zgjedhjet e gabuara në politikë. Dhe i fundit në renditjen e kandidatëve për çmimin e dokumentarit më të mirë, në TIFF, vjen “Where Are We Headed”. Dokumentari prej 63’ i regjisorit rus Ruslan Fetodow, zhvillohet në metronë e Moskës, përgjatë 1 viti, duke hulumtuar cështjet social-kulturore të Rusisë. Filmat e edicionit të 20-të të TIFF do të shfaqen në disa lokacione; në Kinema Millennium, Open Air Cinema dhe tek Liceu Artistik. Për herë të parë ATSH është “Official Partner” i TIFF.
TIFF, 6 produksione pretendentë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on