Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTThemelimi i Bankës së Shqipërisë, 2 shtator 1925

Themelimi i Bankës së Shqipërisë, 2 shtator 1925

Më 2 shtator 1925, u themelua Banka Kombëtare e Shqipnis me qendër në qytetin e Durrësit. Kjo bankë vinte si një nevojë e menjëhershme pas Pavarësisë së vendit, kohë kur në tregun shqiptar kishin filluar të shfaqeshin filiale bankare të shteteve të ndryshme, të cilat kryesisht kishin shtrirje lokale dhe nën patronazhin e bashkive përkatëse. Bisedimet për krijimin e Bankës Kombëtare filluan që në vitin 1921, me ekspertet më të mirë të kohës të dërguar nga Lidhja e Kombeve. Ekspertet e panë të udhës që Banka Italiane do të mundej më mirë të ishte tutori i krijimit të bankingut shqiptar. Bisedimet dypalëshe u finalizuan pas 4 vjetëve me hapjen e bankës. Për palën shqiptare marrëveshjen e nënshkroi Mufid Libohova dhe për atë Italiane Mario Alberti. Komiteti Administrativ do të kishte qendrën në Romë dhe paraja që do të emetohej në shkurt të vitit 1926, do të ishte “frangu i arit”, me nënfishat e tij, “lekë”. Kapitali i bankës do të ishte 12.500.00 franga ari dhe do të derdhej sipas nevojave të bankës. Vetëm në vitin 1938, pala Italiane që mbizotëronte në terma aksionesh, vendosi që godina e re e bankës duhet të ndodhej pranë kryeqytetit dhe jo më në Durrës, në një ndërtesë të projektuar nga arkitekti Morpurgo. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ofron dy imazhe të Bankës Kombëtare të Shqipnis, përkatësisht në vitet 1928, dhe 1940, një relacion të shkurtër mbi bankingun shqiptar, si edhe dekretin për krijimin e bankës.https://ata.gov.al/2022/09/02/themelimi-i-bankes-se-shqiperise-2-shtator-1925/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments