Monday, March 31, 2025
HomeMJEDIS“The Times”: Shqipëria, shumë atraksione për të eksploruar

“The Times”: Shqipëria, shumë atraksione për të eksploruar

Vendi ballkanik ka plazhe spektakolare, mikpritje të ngrohtë, një kryeqytet emocionues dhe shumë atraksione të tjera për të eksploruar, shkruan Alice Taylor në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Times”.

E vendosur mes Malit të Zi dhe Greqisë dhe e rrethuar nga pjesa e Mesdheut ku deti Adriatik takohet me detin Jon, Shqipëria po shndërrohet shumë shpejt në një nga destinacionet më emocionuese të pushimeve në Evropë.

Plazhet e saj janë ende atraksioni kryesor, me çmime të përballueshme krahasuar me destinacionet më të njohura evropiane për pushime.

Në Shqipëri do të paguani rreth 10 paund për një vakt, rreth 2,50 paund për një litër birrë vendase dhe rreth 7 paund për një koktej në një vend të mrekullueshëm në Tiranë.

Pavarësisht se nuk është më një sekreti i Evropës, Shqipëria ofron ende shumë mundësi për përvoja të paarritshme.

Shqipëria paraqet një alternativë fantastike për adhuruesit e natyrës që kërkojnë të largohen nga plazhet e mbushura me njerëz. Rrugët e reja – si ato që lidhin fshatin bregdetar të Qeparos me Nivicën, në male – e bëjnë më të lehtë aksesin në vendet e shkëputura.

Mikpritja ndaj të huajve është një tjetër pikë kryesore e çdo vizite dhe qëndrimi në një bujtinë në pronësi të familjeve do ta konfirmojë këtë.

Kryeqyteti, Tirana, është një opsion i shkëlqyer për pushime në qytet gjatë gjithë vitit. Blloqet e tij të zbrazëta të epokës komuniste tani janë të mbuluara me murale të ndritshme dhe atraksione të tjera përfshijnë muzetë dhe rrënojat e kalave

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ