Sipas ”The Telegraph”, Shqipëria renditet mes 10 vendeve më mikpritëse krahas disa vendeve të tjera.
Një shembull simbolik mbetet Shqipëria e cila po përjeton një rritje të fortë të turizmit vitet e fundit, duke u kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut.
Riviera shqiptare, trashëgimia historike dhe zhvillimet infrastrukturore si aeroporti i ri i Vlorës, pritet të rrisin më tej interesin e turistëve.
Rritja e ndjeshme e vizitorëve të verës është e mirëpritur në vendin e vogël, ndërsa kërkuesit e diellit zbulojnë Rivierën e saj ngjyrë bruz me ujëra të kristalta.
Por përtej plazheve, turizmi shqiptar po lëviz drejt një modeli më të qëndrueshëm, gjatë gjithë vitit.
Shkrimtarja e udhëtimeve Heidi Fuller-Love e ka lavdëruar tashmë vendin si një destinacion ideal jashtë sezonit, i aftë të rivalizojë Turqinë.
Kështjellat bizantine dhe rrënojat romake janë janë një aktraksion i veçantë në vendin e vogël të Ballkanit.





