Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE”The Guardian”:Shqipëria,vendi me mikpritje të pakufishme

”The Guardian”:Shqipëria,vendi me mikpritje të pakufishme

Gjatë katër viteve të fundit, kam udhëtuar në 17 vende për librin tim ”Mirupafshim Evropa Lindore”. Në të, unë përpiqem të përshkruaj një Evropë Lindore të zhdukur, ku pasuria shumëplanëshe kulturor dhe toleranca fetare ishin rregull dhe jo përjashtim. Shqipëria ishte një nga vendet e pakta ku ajo trashëgimi nuk ishte një kujtim, por një realitet i gjallë. Duke e parë vetë atë kjo gjë më mbushi me shpresë, jo vetëm për Ballkanin, por për Evropën në tërësi, shkruan Jacob Mikanowski për “The Guardian”. ”Ndjeva një lloj frike përpara vizitës sime të parë atje, në vitin 2019. Ju mund ta konsideroni këtë frikë me atë që studiuesja bullgare Maria Todorova e quan “ballkanizma të folezuar”, thënë ndryshe prirja e çdo vendi të Evropës Lindore për ta konsideruar veten si mesataren e artë dhe për të parë fqinjët e tij (sidomos ata në jug dhe në lindje) me dyshim. Unë jam polak dhe kam udhëtuar nëpër rajon prej një kohe aq të gjatë, sa të kem përjetuar çdo lloj shqetësimi. Por, unë jam gjithashtu mjaft i moshuar për të kujtuar imazhet e transmetuara nga Shqipëria pas rënies së komunizmit dhe rebelimit civil që përfshiu vendin në 1997. Edhe pse ka kaluar shumë kohë që atëherë, nuk isha i sigurt se çfarë do të gjeja. Pika ime e hyrjes ishte një nga pikat kufitare më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë, një shtrirje e egër bregdetare përgjatë liqenit të Ohrit, ku Shqipëria takohet me Maqedoninë e Veriut. Një udhëtim i shpejtë me taksi nga kufiri në qytetin e afërt të Pogradecit ishte i mjaftueshëm për të larguar çdo ankth të vazhdueshëm. Pasi mora veten me një kapuçino buzë liqenit, hipa në një autobus për në Korçë, kryeqyteti kulturor i malësive të thella lindore të Shqipërisë. Me të mbërritur në mesditë, qyteti dukej i shkretë. Me afrimin e natës, pazari ishte i mbushur me njerëz që darkonin jashtë në restorante me kuzhinë italiane dhe qebaptore shqiptare. Mora një pjatë me mish qengji dhe sallatë greke (këtu i thonë “sallatë fshati” – nacionalizmi nuk vdes lehtë) dhe dëgjova një koncert falas të këngëtares pop franceze. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments