Nuk ka fitues në ndeshjen hapëse të javës së katert të Kategorisë Superiore mes Teutës dhe Kukësit. Në “Niko Dovana” të Durrësit, 90 minutat përfunduan me shifrat 0-0, në një duel ku nuk munguan rastet për gol. Një pjesë e parë që foli tërsisht për Teutën, durrsakët me një lojë makinoze dhe me ide këmbëngulën për të gjetur golin. Në minutën e 10-të, Boçi rrezikon portën e Tafas. Dihej që nuk do të ishte një ndeshje e lehtë për Kukësin dhe ashtu rezultoi. Teuta nuk heq dorë nga sulmet dhe tetë minuta më pas do të ishte sërish sulmuesi 19-vjeçar që do të shfaqej rrezikshëm, por edhe një herë tentativa e tij ndalet nga portieri i Kukësit. Momenti më pikant do të vinte 3 minuta nga përfundimi i pjesës së parë. Mbrojtësi i Kukësit, Tiago Ferreira shkakton ndërhyrje të parregullt ndaj Hebajt dhe arbitri i ndeshjes Olsid Ferataj ndëshkon mbrojtësin me karton të verdhë. Megjithatë VAR ndërhyn në këtë moment dhe arbitri ndryshon vendim duke ndëshkuar me karton të kuq 29-vjeçarin. Në pjesën e dytë, duke shfrytëzuar faktorin numerik,Teuta e nis po me sulm. Në minutën e 49’, Emiliano Vila nuk tregohet i saktë përballë Tafas. Kukësi ul ndjeshëm ritmin e Teutës dhe me anë të një kundërsulmi mund të kishte ndryshuar fatet e takimit. Në minutët e 72-të, tentative e Rimal Haxhiut ndalet nga portieri Qirko. Rastet nuk do të përfundonin këtu sepse vetëm disa sekonda nga përfundimi i takimit, L. Vila gjuan në portë, por do të ishte ndërhryja vendimtare e Iliskeit që largoi topin para se të kalonte vijën fatale. Bledi Shkëmbi, që debutoi këtë të premte në stolin e durrsakëve, nuk mund ta shfrytëzonte superioritetin si në numër, por edhe të të luajturit në shtëpi që të merrte pikë të plota dhe të bënte kthesën në rezultate. Kështu, Teuta qëndron në vend të nëntë me 3 pikë, teksa Kukësi renditet në vend të fundit me vetëm 2 pikë.https://sport.rtsh.al/artikull/teuta-kukesi-barazimi-qe-nuk-e-donte-askush
Teuta-Kukësi, barazim
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on