Wednesday, April 2, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETetori i Librit, diskutim mbi letërsinë në Ballkan

Tetori i Librit, diskutim mbi letërsinë në Ballkan

Shkrimtarja nga Maqedonia e Veriut, Ivana Trajanoska, dhe shkrimtari nga Kosova, Ag Apolloni, ishin të ftuar në një diskutim mbi letërsinë dhe librin në rajonin tonë, në Qendrën Kombëtare të Librit e Leximit. Ky takim u zhvillua në kuadër të “Tetorit të Librit”, me qëllim dhënien e përgjigjeve mbi sfidat me të cilat përballen autorët e rinj ballkanikë, temat mbi të cilat shkruhet sot në rajon dhe cilat janë modelet dhe lidhja me traditën. Ivana Trajanoska, shkrimtarja nga Maqedonia e Veriut, e sheh librin si një mjet të rëndësishëm që duhet të bëjë bashkë gjuhët, kulturat. Në një bisedë me shkrimtarin Ag Apolloni, dhe përkthyesin Fari Laçka, ata sollën një reflektim mbi raportet e deritanishme që kulturat në rajon kanë me njëri-tjetrin, duke e parë Ballkanin e hapur si një perspektivë të rëndësishme për t’i dhënë më shumë hov një tregu më të gjerë të librit dhe bashkëpunimeve rajonale, me në fokus kulturën. Ag Apolloni është prozator, poet, dramaturg, studiues dhe eseist shqiptar, i lindur në Kaçanik. Gjithashtu është pedagog në Universitetin e Prishtinës. Ivana Trajanoska është shkrimtare, përkthyese, kritike letrare e pedagoge në Universitetin e Shkupit. Punon prej më shumë se 20 vjetësh si mësuese e anglishtes dhe frëngjishtes.http://ata.gov.al/2022/10/26/tetori-i-librit-diskutim-mbi-letersine-ne-ballkan/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ