Teqeja e Halvetive në Qëndrën Mesjetare Berat është një nga objektet e kultit më të spikatura të trashëgimisë kulturore shqiptare, që së bashku me Xhaminë Mbret, tërheqin vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj, që vizitojnë qytetin. Teqeja e Halvetive është një ndërtim arkitektonik që shquhet për bukurinë dhe kompleksitetin e saj. Kjo teqe, e cila ka një histori të gjatë dhe interesante, është një monument i shekullit XV dhe është rindërtuar nga Ahmet Kurt Pasha në fund të viteve 70 të shekullit XVIII dhe tashmë është një pjesë e shquar e peizazhit kulturor në qytetin e Beratit. E vendosur në lindje të Xhamisë Mbret dhe e rrethuar nga një oborr, ajo përshkruhet nga një arkitekturë e pasur dhe një dizajn i kujdesshëm. Po të shikoni me kujdes në murin e kësaj godine do të vëreni disa vrima të vogla. Këto vrima shërbejnë për akustikën e zërit gjë që tregon se objekti është ndërtuar me mjeshtëri të lartë e cila është punuar ne flori. Në anën jugore të objektit ruhen konakët e banimit të dervishëve, rindërtim i shekullit XIX-të. Pjesa e mbetur paraqet një ndërtesë të gjatë dykatëshe me bodrume. Ka çardak mbi shtylla druri dhe konakët në pjesën e sipërme. Interesant është fakti se nën këtë godine ndodhet një kanal i cili mbledh ujërat e kodrës dhe i derdh ne lumin Osum. Konakët kanë shërbyer si hane për besimtaret që vinin për të bërë ritet fetare si dhe për nxënësit që studionin në medrese.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on