Në një lidhje të drejtperdrejtë në News 24 ishte meteorologia Ladja Porja e cila ka zbuluar se si do të jetë moti gjatë javës dhe ditëve në vijim në muajin prill. Sipas Porjas gjatë kësaj jave rreshjet e shiut nuk do të jenë prezente dhe në zonat malore temperaturat do të zbresin deri në 5 gradë celcius. Ajo shtoi se moti deri në mesin e javës do të jetë i ftohtë sidomos mëngjeset.“Gjatë kësaj jave nuk do të ketë rreshje. Në zonat malore temperaturat do të zbresin deri në -5 gradë celcius. Ishin 3 ditë me nuanca dimri , por nuk priten rreshje. Këto ditë prilli, ishin me temperatura tipike janari.  Parashikohet që moti deri në mesjavë të jetë i ftohtë sidomos mëngjeset” tha ajo Meteorologia theksoi se duke filluar nga dita enjte dhe gjatë fundjavës do të ketë një rritje të temperaturave deri në 22 gradë, por pritet edhe një episod tjetër me rreshje nga fundi i muajit prill i cili do të jetë afatshkurtër. “Duke filluar nga dita e martë, do të kemi rritje të lehtë të temperaturave.  Ndërsa ditën e enjte dhe të premten do të zhvendoset vala e ftohtë, drejt lindjes së kontinentit dhe në fundjavë do të rriten temperaturat deri në 22 gradë.  Deri të mërkurën do të jetë deri në 15 gradë celcius. Një episod tjetër me rreshje e presim në datat 19 dhe 20 prill i cili do të jetë afatshkurtër”  përfundoi ajo