Shkolla “Shyqyri Peza” në Tiranë po i rikthehet komunitetit pas një rikonstruksioni të plotë nga Bashkia Tiranë, duke ofruar kushte më të mira dhe hapësira moderne për rreth 1 mijë nxënës dhe mësues.

Investimi synon që shkolla “Shyqyri Peza” të shërbejë jo vetëm si një hapësirë moderne arsimore, por edhe si një pikë e rëndësishme komunitare, ku fëmijët dhe banorët e zonës mund të zhvillojnë aktivitete edukative, kulturore dhe sociale.