Friday, March 28, 2025
HomeSHKENCA DHE JETATeleskopi më i madh në botë drejt përfundimit

Teleskopi më i madh në botë drejt përfundimit

Teleskopi ESO-s (ELT) është një teleskop me bazë tokësore që do të ketë një pasqyrë kryesore 39 metra dhe do të jetë teleskopi më i madh në botë për dritën e dukshme dhe ato infra të kuqe. Ndërtimi i këtij projekti po përparon me ritme të shpehta, ndërsa ka shkuar drejt përfundimit. Teleskopi ndodhet në majë të Cerro Armazones në shkretëtirën Atacama të Kilit, ku inxhinierët dhe punëtorët e ndërtimit aktualisht po montojnë strukturën e kupolës së teleskopit.

Pasqyrat e teleskopit dhe komponentëve të tjerë janë ndërtuar nga kompani në Evropë. ELT i ESO-s do të ketë një dizajn optik pionier me pesë pasqyra, duke përfshirë një pasqyrë kryesore gjigante (M1) të përbërë nga 798 segmente gjashtëkëndore. ELT po përparon mirë në të gjitha frontet. Kjo përfshin jo vetëm sistemin e kontrollit dhe pajisjet e nevojshme për montimin dhe funksionimin e teleskopit, por edhe të gjitha sistemet e tjera të nevojshme për përfundimin e tij. Teleskopi i ri i ESO-s pritet të fillojë aktivitetet e vëzhgimit në vitin 2028. ELT e ESO-s do të merret me çështje astronomike me rëndësi të madhe si: a ekzistojmë të vetëm në univers? A zbatohen ligjet e fizikës për të gjithë universin? Si lindi yjet dhe galaktikat e para? Do të revolucionarizojë të kuptuarit tonë për universin dhe do të na bëjë të marrim parasysh vendin tonë në kozmos gjithashtu. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ