Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar të merren këto veprime që do e zbusin krizën në Kosovë. “Për të ndihmuar qytetarët në përballje me inflacionin, Gjermania ka vendosur të ulë Tatimin në Vlerën e Shtuar në gaz dhe nxemje nga 19% në 7% duke filluar nga 1 tetor 2022 deri në prill 2024”, ka shkruar Hoti në ‘Facebook’. Sipas tij në rastin e Kosovës, janë këto veprime që e zbusin krizën, por që po mungojnë nga muaji mars: “Indeksimi i pagave, subvencioneve në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit, rritja e pagës minimale në sektorin privat, ulja e TVSH nga 18% në 8% për naftë dhe për disa produkte ushqimore që ende janë me 18% TVSH dhe pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë”, tha ai. Hoti ka vlerësuar se qeveria e Kosovës jo vetëm që nuk po ul tatimet, por po e zvogëlon qarkullimin në ekonomi edhe duke mos implementuar qindra miliona euro investime kapitale. “Sikur të ishin futur në ekonomi qindra miliona euro përmes projekteve kapitale, krahas uljes së tatimeve, do të rritej kërkesa agregate dhe do të parandalohej thellimi i krizës. Të gjitha këto masa nuk paraqesin problem për deficitin buxhetor, pasi bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë. Këto veprime mund të merren menjëherë dhe jam i sigurt se e kanë mbështetjen e të gjitha palëve”, tha Hoti.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=618810
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on