Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETë paktën 100 viktima pas një tërmeti të fuqishëm

Të paktën 100 viktima pas një tërmeti të fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë Juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 100 persona dhe duke bllokuar shumë të tjerë, sipas BBC. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7,8 ballë Rihter goditi në orën 04:17 (01:17 GMT) në një thellësi prej 17,9 kilometrash (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep. Në Turqi, zyrtarët konfirmuan më shumë se 76 vdekje deri më tani dhe 10 qytete u goditën, përfshirë Dijarbakirin. Në Siri, më shumë se 50 njerëz u vranë, njoftoi media shtetërore. Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm në orët në vijim. Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash. Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete si Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis. Rreth 440 persona u plagosën. Një korrespondent turk i BBC-së në Dijarbakir, raportoi se një qendër tregtare në qytet u shemb. Në Siri, media shtetërore raportoi shumë vdekje në rajonet e Alepos, Hama dhe Latakia. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Liban dhe Qipro. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments