Pas Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Sarandës, Tuzit dhe Boletinit, Manastiri do të jetë ndalesa e radhës për edicionin e përvitshëm të Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) së bashku me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (Shkup) dhe Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe (Manastir), organizon Konferencën e VII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës në datat 10-11 qershor 2023. Qëllimi i konferencës është mundësimi i një pikëtakimi mes ekspertëve dhe studiuesve të arkivave të trojeve shqiptare dhe të arkivave të rajonit, të cilët mblidhen për të diskutuar periodikisht për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe për vizionin e punës së arkivave në realitet e sotme. DPA-ja fton studiuesit, nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe të marrin pjesë në konferencë me studime, ide dhe me propozime të larmishme. Veç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, kjo ftesë për pjesëmarrje u drejtohet të gjitha profileve të tjera të arkivistëve, historianëve e studentëve dhe veçanërisht institucioneve që ruajnë, apo që ndërveprojnë për ruajtjen e kujtesës kolektive. Abstraktet e punimeve do të pranohen deri më datë 31 mars 2023 në shqip dhe në anglisht dhe mund të dërgohen në faqet zyrtare të dy institucioneve arkivore homologe, [email protected] dhe [email protected]. ATSH
Konferenca e VII-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on