Italia ka regjistruar një ”arratisje” të mjekëve nga spitalet e saj, shkruan faqja e internetit quotidianosanita.it. Mes pagave të ulëta, stresit, turneve rraskapitëse dhe shpesh edhe agresioneve, dhjetë bluza të bardha largohen nga spitalet tona çdo ditë. Ka nga ata që vendosin të shkojnë jashtë vendit për të fituar më shumë dhe për të pasur mundësi më të mira karriere, por ka edhe nga ata që zgjedhin të punojnë privatisht ose provojnë konkursin për mjek të përgjithshëm, duke menduar kështu të kenë një jetë më të qetë. Në 20 vitet e fundit, mijëra mjekë dhe infermierë kanë ‘ikur’ jashtë vendit. Sipas një shtjellimi të të dhënave të përfshira në bazën e të dhënave të OECD, ky është një vlerësim i mundshëm i profesionistëve shëndetësorë që kanë zgjedhur të punojnë jashtë Italisë në mijëvjeçarin e ri. Shifrat nuk tregojnë se sa janë kthyer më pas apo sa janë pensionuar, por tregojnë gjithsesi se si fenomeni, sidomos që nga viti 2009 ka ndikuar në mungesën e personelit. atsh
Të paktën 10 mjekë italianë largohen çdo ditë nga vendi
RELATED ARTICLES