Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITë ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, rritje...

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, rritje me 15.2 %

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT) shënuan rritje përgjatë 5 muajve të parë të vitit. Sipas treguesve fiskalë paraprak të publikuar së fundmi nga Ministria e Financave, këto të ardhura u realizuan në masën 63.4 miliardë lekë, 8.4 miliardë lekë ose 15.2% më shumë se 5-mujori 2023. Të ardhurat kishin realizim 103.3 % të planit për 5-mujorin 2024. Qeveria ka deklaruar se do të vijojë edhe këtë vit rritjen e pagave për të arritur objektivin e pagës mesatare në nivelin 900 euro. Rritje të pagave do të ketë për arsimin dhe shëndetësinë, njësitë e qeverisjes vendore, policinë, ushtrinë, si dhe specialistët në administratën publike, ndërsa është lajmëruar për një paketë fiskale që lehtëson të rinjtë deri në 29 vjeç dhe familjet me fëmijë nga ngarkesa tatimore. Nëse një i ri deri në moshën 29 vjeç do të punësohet, do të ketë zbritje nga detyrimi tatimor, vetëm për shkak të moshës, në mënyrë që të nxitet punësimin e tyre Në fund të vitit 2024, paga mesatare në administratën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë aktualisht, shkon 107.257 lekë/muaj, duke tejkaluar 900 euro/muaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments