Tuesday, February 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREHillary Clinton me libër të ri kujtimesh

Hillary Clinton me libër të ri kujtimesh

Me zgjedhjet presidenciale në prag, Hillary Clinton po paralajmëron votuesit amerikanë për një libër të ri me kujtime. Ish-Zonja e Parë, finaliste demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë kundër Donald Trump në 2016, është gati të botojë kujtime të reja, ku ilustron “opinionet e saj mbi politikën, demokracinë, kërcënimet me të cilat përballemi dhe të ardhmen brenda mundësive tona”. Njoftimi vjen në prag të debatit midis Trump dhe Joe Biden (siç kujton ajo, ishte e vetmja që i sfidoi të dy në këtë format). I titulluar “Something Lost, Something Gained: Reflections on Life, Love, and Liberty” (“Diçka e humbur, diçka e fituar: Reflektime mbi jetën, dashurinë dhe lirinë”), vëllimi do të botohet më 17 shtator, shtatë javë para votimit për Shtëpinë e Bardhë dhe do të tregojë, sipas botuesit ”Simon & Schuster” se “si ju Hillary nuk kemi parë kurrë më parë”. ”Kujtimet janë shumë personale dhe përfshijnë reflektime mbi martesën e saj me ish-presidentin Bill Clinton, miqësinë e saj dhe punën personale që ajo bëri për të kapërcyer humbjen në zgjedhje (në 2008 ishte Barack Obama ai që e mundi atë në një sfidë për zgjedhjet e fundit paraprake të demokratëve)”, shkruan faqja e internetit Axios. ”Ti lexon librin dhe është sikur je ulur për një drekë të gjatë me miqtë më të zgjuar, më të këndshëm dhe më të pasionuar”, tha Priscilla Painton, drejtoresha te ”Simon & Schuster”. Hillary Clinton është 76 vjeçe dhe ishte jo vetëm Zonja e Parë dhe kandidate për Shtëpinë e Bardhë, por edhe senatore dhe sekretare e Shtetit e Nju Jorkut, si dhe, para kandidimit presidencial të bashkëshortit të saj Bill në 1992, një nga 100 avokatet më të mira në SHBA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ