Targat e personalizuara për herë të parë në ankand elektronik

0
3

Pjesëmarrësit mund të regjistrohen online në platformën ankandi.dpshtr.al, të aplikojnë për ankandin dhe të përzgjedhin kombinimin për të cilin dëshirojnë të ofertojnë.

Një nga veçoritë e platformës është mundësia për përcaktimin paraprak të buxhetit maksimal të ofertës. Sistemi vijon automatikisht ofertimin në emër të pjesëmarrësit, deri në kufirin maksimal të përcaktuar prej tij.

DPSHTRR bën të ditur se përmes këtij procesi, përzgjedhja e një targe të personalizuar kalon në një formë të re, përmes ankandit elektronik, duke mundësuar zhvillimin e të gjithë procedurës online.