Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTTaekwondo në Shqipëri

Taekwondo në Shqipëri

Sporte të ndryshme që zhvillohen sot në Shqipëri janë një mundësi e mirë për të orientuar fëmijët dhe të rinjtë drejt energjive të reja, drejt disiplinës dhe mbajtjes së trupit e mendjes në formë. Një prej këtyre sporteve që nuk është i ri, por që gjatë viteve të fundit ka marrë një zhvillim të madh është edhe Taekwondo. Tipari kryesor i Taekwondo është luftimi i lire. Të gjitha lëvizjet e tij bazohen ne shpirtin e mbrojtës, por për instruktorët dhe profesionistët ky sport u vjen në ndihmë fëmijëve dhe të rinjve jo vetëm për vetëmbrojtje. Julian Caca Trajner i Taekwondo-s Ekipi “Studenti” thotë se ky port po tërheq mosha të shumta. Kjo disiplinë frekuentohet edhe nga vajzat. Për vogëlushët kjo është një mundësi e mirë që ata të shkëputen nga lojrat e internetit dhe të kenë mundësi që të krijojnë alternative më të mira në kohën e tyre të lirë. Caca thotë se këto ditë në Tiranë do të zhvillohët një aktivitet i rëndësishëm, kampionati për moshat U20, që do të jetë një mundësi e mirë për promovimin e të rinjve shqiptarë, por edhe për vendin. Në Shqipëri Taekwondo i ka fillimet e saj në vitet 1993 – 1994. Sot ajo është edhe një federatë sportive e cila merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare, si dhe ndihmon, çdo shoqatë apo klub në organizimin e kupave të hapura, testimeve, apo manifestimeve të ndryshme. Federata ndihmon në mënyrë të kualifikuar në rritjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis anëtarëve të federatës si dhe mbron të drejtat e tyre. Ajo ndihmon në kualifikimin e trajnerëve, gjyqtarëve dhe anëtarëve të saj duke promovuar spotin e Taekwondo-së në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.https://lajme.rtsh.al/artikull/taekwondo-ne-shqiperi-nje-sport-qe-po-dashurohet-nga-te-rinjte-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments