Syri i Sheganit, pjesë e zonave të mbrojtura, xhevahir i Malësisë së Madhe buzë liqenit të Shkodrës është një prej atraksioneve të kësaj zone që tërheq turistë si një ekosistem natyror i mahnitshëm. Me pamjen e mrekullueshme që të ofron burimi karstik i Syrit të Sheganit në Malësi të Madhe, aty ku uji i kaltër pikon duke lagur fillimisht qerpikët rreth syrit, pastaj rrjedh në faqet e këtij bregliqeni, zona promovohet si pjesë e itinerarit të atraksioneve të qarkut Shkodër. Syri i Sheganit është një burim i madh që gjendet në afërsi të fshatit Rrogom, të komunës Bajzë në rrethin e Malësisë së Madhe, pranë buzës lindore të Shkodrës, në lartësinë rreth 6 metra mbi nivelin e detit. Nga banorët e zonës njihet edhe me emrin Sifoni i Virit. Uji i burimit të Sheganit del nga një oxhak karstik me thellësi rreth 22–28 m dhe gjerësi 3–5 m, është ujë të pastër dhe i ftohtë, që vjen nga ujërat karstike të Alpeve Perëndimore të Shqipërisë. Eksplorimet e tanishme kanë arritur deri në gjatësinë 80 m të rrugës që përshkojnë ujërat e këtij burimi. Më pas është një shpellë e shembur që pengon eksplorimin. Në ujërat e tyre ka peshq e gjallesa të tjera. Burimet krijojnë një mjedis shumë tërheqës me vlera shkencore (hidrologjike, speleologjike, gjeomorfologjike), didaktike, estetike e turistike. Vizitohet sipas itinerarit qyteti i Shkodrës-Koplik-Ivanaj-Gashaj-Shegan. Syri i Sheganit është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve kryesisht të huaj. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on