Suedia dhe Danimarka po mendojnë për ndalimin e djegies së Kuranit, pasi veprimet rrezikojnë sigurinë e tyre dhe kanë provokuar protesta të forta në vendet myslimane. Kryeministri suedez, Ulf Kristersson tha se ishte në kontakt të ngushtë me homologen e tij daneze Mette Frederiksen për një ndalim të mundshëm. “Ne jemi në situatën më serioze të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ne e dimë këtu se të dy shtetet, aktorët shtetërorë dhe individët mund të përfitojnë nga situata”, shkroi Kristersson në Instagram të dielën në mbrëmje. Më herët, qeveria daneze njoftoi se do të shqyrtonte mjete juridike për të ndaluar djegien e Kuranit përpara ambasadave të huaja. ”Fetë lejohen të kritikohen”, tha ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen. ”Por, nëse qëndroni përpara një ambasade të huaj dhe digjni një Kuran ose para ambasadës izraelite digjni Tevratin, kjo nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse tallje. Megjithatë, kjo e rrezikon sigurinë kolektive të vendit”, tha ai. Kohët e fundit, grupe të vogla dogjën kopje të Kuranit gjatë aksioneve islamofobike në Suedi dhe Danimarkë. Kjo çoi në protesta dhe kërcënime nga ana e disa vendeve myslimane. Reagimet ishin veçanërisht të forta në Irak, qeveria e të cilit dëboi ambasadorin suedez. Më herët, demonstruesit në Bagdad hynë në ambasadën suedeze dhe i vunë flakën. atsh
Suedia dhe Danimarka ndalojnë djegien e Kuranit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on