Subvencionim me 70% i paneleve diellore për mbi 2 mijë familje

0
6

Mbi 2 mijë panele të reja për ngrohjen e ujit do të subvencionohen në masën 70% nga qeveria në vitin 2024. Zv/kryeministrja Belinda Ballluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi sot se buxheti i vitit 2024 parashikon subvencionimin në masën 70% të çdo familje përfituese. Balluku theksoi se “efiçenca energjetike është po aq e rëndësishme sa dhe diversifikimi i burimeve gjeneruese në strategjinë tonë kombëtare për energjjnë”. Ulja e konsumit të energjisë elektrike është objektiv dhe për këtë qëllim qeveria ka nisur prej kohësh implementimi i strategjisë së diversifikimit të burimeve energjetike. Aktualisht mbi 120 MWH energji janë të instaluara për vetëkonsum nga biznese dhe abonentë familjarë.