Një studim i gjerë ndërkombëtar ka zbuluar se personat që ndjekin një dietë vegjetariane kanë rrezik dukshëm më të ulët për të zhvilluar disa forma kanceri, krahasuar me ata që konsumojnë mish.
Sipas gjetjeve të publikuara nga Financial Times, shkencëtarët identifikuan reduktim të rrezikut për kancerin e pankreasit, gjirit, prostatës, veshkave dhe mielomës multiple tek të intervistuarit vegjetarianë. Studimi, më i madhi i këtij lloji deri më sot, vëren gjithashtu një incidencë pak më të lartë të një forme kryesore të kancerit të ezofagut tek grupi vegjetarian.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se rezultatet kërkojnë analizë të mëtejshme shkencore për të kuptuar rolin e saktë të dietës në zhvillimin e këtyre sëmundjeve.





