Shqipëria Moti – E Mërkurë, 15 Prill 2026

0
8

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar përgjatë gjithë 24 orëshit parashikohet të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat më të dukshme do të jenë në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat malore. Poashtu prezenca e lartë e lagështirës në ajër do të bëj që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke krijuar mudësi për reshje të pakta shiu në shtrirjen Lindore dhe në qytetet e zonës së ulët. Përgjatë orëve të mbrëmjes në Verilindje dhe Juglindje pritet të ketë dhe rrebeshe të përkohëshme shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga; 3°C temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopisë NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 27°C në ultësirën perëndimore.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.