Tuesday, March 18, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIStudimi: Mos pini alkool para gjumit në aeroplan, mund t’ju shkaktojë dëme...

Studimi: Mos pini alkool para gjumit në aeroplan, mund t’ju shkaktojë dëme serioze

Të shkosh me pushime është gjithmonë një shkak për festime dhe shumë udhëtarë zgjedhin shijojnë rastin me një pije alkoolike përpara se të bëjnë një sy gjumë në aeroplan. Por sipas një studimi të ri, pushuesit do të duhet ta rishikojnë këtë ritual. Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se kombinimi i alkoolit gjatë fluturimit dhe presionit në kabinën në lartësi mund të rëndojë zemrën e pasagjerëve që flenë. Ata zbuluan se kur njerëzit bien në gjumë pasi pinë alkool në presionin e ulët të ajrit që zakonisht përjetohet gjatë fluturimeve, nivelet e oksigjenit në gjak bien dhe rrahjet e zemrës rriten, madje edhe tek ata që janë të shëndetshëm dhe të rinj. “Ne u befasuam kur pamë se efekti ishte kaq i fortë,” tha bashkëautorja e studimit Dr Eva-Maria Elmenho. Studiuesit thanë se pasagjerët me probleme të zemrës kanë një rrezik në rritje të përkeqësimit të simptomave për shkak të uljes së presionit të kabinës, i cili përforcohet gjatë gjumit. “Konsumimi i alkoolit në bord është një rrezik i nënvlerësuar për shëndetin që mund të shmanget lehtësisht,” thanë akademikët nga Instituti i Mjekësisë Ajrore në Gjermani. “Mund të jetë e dobishme të shqyrtohet ndryshimi i rregulloreve për të kufizuar aksesin në pije alkoolike në bord”, shtuan ata

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ