Monday, November 25, 2024
HomeMJEDISStrategji për ekoturizmin dhe ruajtjen e biodiversitetit në Vjosë

Strategji për ekoturizmin dhe ruajtjen e biodiversitetit në Vjosë

Përmeti ishte stacioni i parë i konsultimeve publike për hartimin e planit të menaxhimit për Parkun Kombëtar të Vjosës. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se “s’mjafton vetëm shpallja si i tillë për ta mbrojtur, por duhet një strategji e mirëfilltë për ruajtjen e biodiversitetit, por edhe zhvillimin e ekoturizmit që t’u japë mundësi banorëve dhe bizneseve të begatojnë buzë lumit të fundit të egër në Evropë”. Sipas saj, Vjosa tashmë është një pasuri botërore. “Vëmendja ka qenë maksimale që ekspertët e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, partnerëve tanë Patagonia dhe IUCN të takohen e bisedojnë me banorët dhe këdo të inteteresuar për të shpjeguar se ç’do të thotë “Park Kombëtar” dhe mundësitë që ofrohen”, tha Kumbaro. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po punojnë për hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Vjosa për të ruajtur harmoninë mes lumit të mbrojtur, ekonomisë vendase dhe përdorimit të luginës nga komuniteti. Ky proces ka hyrë në fazën e dytë të konsultimeve publike me banorë dhe grupe interesi të 13 bashkive të luginës, që lagen nga Vjosa dhe degët e saj tashmë të mbrojtura. Në kuadër të këtyre takimeve konsultuese me pjesëmarrjen e komunitetit lokal, që banon dhe ushtron veprimtarinë e tij ekonomike pranë Vjosës, po diskutohen sfidat që kërkon shpallja e lumit “Park Kombëtar”, por edhe për mënyrën sesi mund të krijohen mundësi ekonomike për komunitetet lokale nën zhvillimin e një turizmi të përgjegjshëm. Konsultimet vijuan më pas në Gjirokastër, Tepelenë dhe Vlorë. Ato u organizuan nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Patagonia-s dhe Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, të cilët bën bashkë ekspertë të fushës, përfaqësues të bashkive, operatorë turistikë dhe individë nga komunitetet vendase. Lumi i Vjosës u shpall më 13 mars të këtij viti nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “park natyror”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments