Industria turistike në Shqipëri po përjeton një zhvillim të fortë në vitet e fundit. Në gjysmën e parë të vitit 2023, numri i netëve të kaluara në akomodime turistike arriti nivelin më të lartë në dekadën e fundit, duke sinjalizuar një rritje të dukshme të performancës së kësaj industrie. Të dhënat e publikuara nga Zyra Evropiane e Statistikave (EUROSTAT), tregojnë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kaluar 1702 068 netëqëndrime në Shqipëri, ose 44.1 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Vendi ynë shënoi rritjen më të lartë të netëqëndrimeve, duke qenë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian ishte 12.9 %. Por, shifrat e Institutit shqiptar të Statistikave (INSTAT) flasin për një rritje të mëtejshme të turistëve në vendin tonë përgjatë muajve të verës. Referuar të dhënave, Shqipëria u vizitua vetëm përgjatë muajit gusht nga më shumë se 2 milionë të huaj. Nga 5 667 121 të huaj që vizituan vendin përgjatë 8-mujorit të vitit 2022, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, Shqipëria u vizitua nga 7 190 410 vizitorë të huaj, duke shënuar kështu një rritje prej 27 %. Ndërkohë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në 6 mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e të huajve që udhëtuan drejt Shqipërisë shënuan rritje me 37 % përkundrejt 6-mujorit të parë të 2022-shit, duke arritur 1.55 miliardë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Për shkak të vijës së gjatë bregdetare, Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, plazhe këto që frekuentohen nga maji deri në tetor.
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on